Valentino Valentini
Sipërmarrës dhe personalitet institucional
Në 1999 është zgjedhur Kryetar i Bashkisë Montefalco dhe rizgjedhur në 2004, një bashki me prirje bujqësore e njohur kryesisht për prodhimin e verës Sagrantino.
Në 2006 bëhet President i “Shoqatës Kombëtare Qyteti i Verës,” krijuar nga ANCI (Shoqatat Nacionale e Komunave të Italisë). Gjatë mandatit të tij ka promovuar binomin prodhim tipik & territor, në vazhdimësi të kësaj politike promovon dhe bëhet president i “Res Tipica – Shoqata Identiteteve të Qyteteve” e cila bashkon mes tyre qytetet e vajit, të verës, të bukës e të tjera, duke zhvilluar në këtë mënyrë promovimin e territoreve lidhur me prodhimin tipik edhe nëpërmjet projekteve europiane. Falë angazhimit të tij në 2009 thirret si komponent i Komisionit për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit Gastronomik dhe verës, institucion në varësi të Ministrisë së Turizmit.
Valentino Valentini është në vijën e parë të aktiviteteve që synojnë përmirësimin e ligjeve dhe normativave në fushën e mbrojtjes së vreshtarisë, enologjisë, prodhimeve të verës me cilësi, si për shembull ligji për mbrojtjen e vreshtave autoktone.
Ka punuar si këshilltar në Rajonin e Umbrias, ku ndër të tjera ka ndjekur marrëveshjen e bashkëpunimit mes rajonit të Umbrias dhe Shqipërisë mbi sigurinë dhe cilësinë e prodhimeve bujqësore.
Si sipërmarrës i Verës dhe Vajit – me firmën Bocale me 100 vite eksperiencë familjare në këtë sektor – ka marrë pjesë në panaire të ndryshme ndërkombëtare dhe ka zhvilluar promocionin dhe shitjet në tregjet e huaja, në veçanti Shtetet e Bashkuara dhe Kinë.



